SISTEM PËR LAVANDERI

Lavanderi pa fletore, pa numra letre dhe pa “a janë gati?”

Ndërtojmë sistemin e lavanderisë tënde sipas mënyrës si punon ti, si ai që ndërtuam për Pristine Laundry Care, pastrim ekologjik në Prishtinë. Provoje këtu me të dhëna shembull.

  • Porosi me numër për çdo artikull
  • Klienti merr mesazh kur rrobat janë gati
  • Mbyllja e ditës me numërimin e arkës
Pristine Laundry Care · PorositëPROVOJE
  • #1048Klient A.Këmishë × 3 · Larje
  • #1049Hotel shembullÇarçafë × 12 · Larje
  • #1050Klient B.Xhemper × 2 · Larje
  • #1051Klient C.Kostum × 1 · Pastrim ekologjik

Kliko statusin për ta çuar porosinë përpara

* Të dhëna shembull, jo klientë të vërtetë.

NJIHET KJO?

Ku humbet koha në një lavanderi

  • 01

    Fletorja e porosive

    Kush e solli, sa copë, kur është gati: gjithçka me dorë, dhe faqet humbin ose lagen.

  • 02

    Numrat në letër

    Etiketat e letrës bien dhe rrobat ngatërrohen. Pastaj fillon kërkimi nëpër rafte.

  • 03

    “A janë gati?”

    Klientët telefonojnë gjithë ditën për të pyetur, dhe dikush duhet të lërë punën për t'u përgjigjur.

  • 04

    Këpucët dhe bashkëpunëtorët

    Atletet dhe çizmet shkojnë te dikush tjetër dhe askush s'e di saktë ku janë.

  • 05

    Arka në fund të ditës

    Paratë numërohen me dorë dhe diferenca zbulohet vonë, pa ditur nga erdhi.

  • 06

    Hotelet dhe faturat

    Bizneset duan faturë me TVSH, dhe ajo shkruhet një nga një në Word.

ÇFARË NDËRTOJMË

Sistemi që e kemi në punë çdo ditë te Pristine

Këto janë pjesët e sistemit që ndërtuam për Pristine. Për lavanderinë tënde e përshtatim: mbajmë atë që të duhet dhe shtojmë atë që mungon.

  • Porosi me numër për çdo artikull

    Me fletë-pranimi për klientin dhe fletë pune për ekipin, gati për printim.

  • Mesazh te klienti

    Me kodin e porosisë, në shqip ose anglisht, që ta tregojë kur vjen ta marrë.

  • Statusi i çdo porosie

    E re, në punë, gati, e marrë. Kërkon klientin dhe sheh gjithë historinë.

  • Radhë për këpucët

    Atlete, UGG, çizme, edhe kur i pastron një bashkëpunëtor jashtë.

  • Çmimorja

    Çdo artikull me çmimin e vet, që çmimi të jetë i njëjtë për të gjithë.

  • Mbyllja e ditës

    Numërimi i arkës, sa duhet të jenë dhe diferenca, çdo ditë.

  • Fatura me TVSH

    Për hotelet dhe bizneset, me TVSH të përfshirë, gati për printim.

  • Rroga dhe pushime

    Ditët e punës, pushimet dhe fletëpagesa për çdo punëtor.

  • Raporte dhe kontroll

    Të ardhurat, klientët, punëtorët dhe shërbimet. Hyrje me PIN; çdo ndryshim ruhet.

LLOGARITËSI

Sa kohë të hanë letrat çdo muaj?

Zgjidh llojin e biznesit, rregullo numrat sipas ditës tënde dhe shiko sa orë shkojnë te fletoret, rrogat dhe faturat.

Biznesi im

TOTALI50 orë në muaj
40
2 min
5
15
12
€4
Si llogaritet
  • 26 ditë pune në muaj, 8 orë në ditë
  • 30 minuta në muaj për rrogën e çdo punëtori
  • 10 minuta për çdo faturë
  • 2 minuta për çdo pyetje ose thirrje

Kjo është koha që shkon sot te letrat, jo një premtim kursimi. Një sistem e shkurton shumë, por sa saktësisht varet nga biznesi yt.

LLOGARIA #0001 · LETRAT

  • Porositë në fletore34,7 orë
  • Rrogat me dorë2,5 orë
  • Faturat një nga një2,5 orë
  • Pyetje e thirrje10,4 orë
TOTALI50 orë në muaj

≈ 6,3 ditë pune në muaj

≈ €200 në muaj · €2.403 në vit

Dërgoje në WhatsApp

VLERËSIM I PËRAFËRT · JO OFERTË

SI PUNOJMË

Nga vizita te sistemi në banak

  1. 01

    Vizita

    Vijmë në lavanderi dhe shohim si punoni: banaku, raftet, fletorja, arka.

  2. 02

    Versioni i parë

    Ndërtojmë së pari porositë dhe numrat, pjesën që kursen më shumë kohë.

  3. 03

    Në banak me ekipin

    E përdorni në punë të vërtetë. Ne rregullojmë atë që nuk shkon.

  4. 04

    Shtojmë pjesët tjera

    Arka, faturat, rrogat, këpucët: kur të jeni gati, hap pas hapi.

PYETJE

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

A është ky një program i gatshëm?

Jo. E ndërtojmë për lavanderinë tënde, duke u nisur nga sistemi që kemi në punë te Pristine dhe duke e përshtatur me mënyrën si punon ti.

A duhet të instaloj diçka?

Jo. Hapet në shfletues: në tablet në banak, në telefon ose në kompjuter.

A e zëvendëson arkën fiskale?

Jo. Punon krahas arkës fiskale; kuponët fiskalë lëshohen nga arka.

A mund ta përdorin punëtorët?

Po. Punëtorët hyjnë me PIN dhe shohin vetëm atë që u duhet; pronari sheh gjithçka.

Sa kushton?

Varet nga sa pjesë të duhen. Pas vizitës të japim një ofertë të qartë, para se të fillojmë.

Sa zgjat derisa ta përdorim?

Fillojmë me pjesën më të rëndësishme, që ta përdorni shpejt, dhe pjesët tjera i shtojmë më pas.

KONTAKT

Gati ta mbyllësh fletoren e porosive?

Na trego si punon lavanderia jote. Vijmë, shohim, dhe të themi sinqerisht çfarë do të të ndihmonte.

0 / 150 fjalë

Mesazhi hapet në WhatsApp ose email-in tënd. Nuk ruajmë asgjë në faqe.