SISTEM PËR ORDINANCA DHE KLINIKA

Ordinanca pa fletore takimesh dhe pa pacientë që harrojnë të vijnë

Ndërtojmë sistemin për ordinancën tënde: kalendari, kërkesat nga faqja, kujtesat për pacientët dhe kartela e secilit, në një vend. Provoje demon me të dhëna shembull.

  • Kërkesat nga faqja shkojnë direkt në kalendar
  • Kujtesë në WhatsApp një ditë para takimit
  • Kartela e pacientit dhe plani i seancave
Ordinanca · SotPROVOJE
  • 09:00Arta K.Fizioterapi · shpina
  • 10:00Besnik H.Shockwave · thembra
  • 11:30Drita M.Kontroll i parë
  • 13:00Ilir S.Rehabilitim pas operacionit

Kliko statusin e takimit ose konfirmo një kërkesë

* Demo: si mund të duket sistemi për një ordinancë. Të dhëna shembull.

NJIHET KJO?

Ku humbet koha në një ordinancë

  • 01

    Telefoni që nuk ndalet

    Takimet caktohen me telefon gjatë trajtimeve, dhe çdo thirrje ndërpret punën.

  • 02

    Fletorja e takimeve

    Kush vjen sot, kush e ndryshoi orën, ku ka vend të lirë: gjithçka në një fletore.

  • 03

    Pacientët që s'vijnë

    Takimi harrohet, ora mbetet bosh, dhe ai që priste nuk e mori dot.

  • 04

    Kartelat në letër

    Historiku, shënimet dhe seancat e mbetura janë në dosje që duhen kërkuar.

  • 05

    Pagesat për seancë

    Kush pagoi paketën, kush ka borxh, sa seanca i kanë mbetur: me mend ose në Excel.

  • 06

    Mesazhet nëpër kanale

    Kërkesat vijnë në Facebook, Viber dhe Instagram, dhe disa humbin.

ÇFARË MUND TË NDËRTOJMË

Pjesët që zakonisht i duhen një ordinance

Fillojmë me kalendarin dhe kujtesat, që kursejnë më shumë kohë, dhe shtojmë të tjerat kur të duhen.

  • Kalendari i takimeve

    Për çdo mjek ose terapeut, me statusin e çdo takimi: i caktuar, në trajtim, përfundoi.

  • Kërkesa nga faqja

    Pacienti kërkon orar në faqen tënde dhe ti e konfirmon me një klik, si te ylberrexha.com.

  • Kujtesa për pacientët

    Mesazh në WhatsApp para takimit, që ora të mos mbetet bosh.

  • Kartela e pacientit

    Shënimet, historiku i trajtimeve dhe plani i seancave në një vend.

  • Seanca dhe paketa

    Sa seanca janë bërë, sa kanë mbetur, kush ka paguar dhe kush jo.

  • Stafi dhe oraret

    Oraret e mjekëve dhe terapeutëve, pushimet dhe ndërrimet.

  • Raporte

    Takimet, trajtimet më të kërkuara dhe të ardhurat për çdo muaj.

  • Qasje e kufizuar

    Çdo person me PIN dhe rolin e vet; të dhënat e pacientëve i sheh vetëm stafi që i duhen.

  • Krahas arkës fiskale

    Sistemi punon krahas arkës fiskale; kuponët fiskalë lëshohen nga arka.

LLOGARITËSI

Sa kohë të hanë letrat çdo muaj?

Zgjidh llojin e biznesit, rregullo numrat sipas ditës tënde dhe shiko sa orë shkojnë te fletoret, rrogat dhe faturat.

Biznesi im

TOTALI41 orë në muaj
15
4 min
3
5
15
€6
Si llogaritet
  • 26 ditë pune në muaj, 8 orë në ditë
  • 30 minuta në muaj për rrogën e çdo punëtori
  • 10 minuta për çdo faturë
  • 2 minuta për çdo pyetje ose thirrje

Kjo është koha që shkon sot te letrat, jo një premtim kursimi. Një sistem e shkurton shumë, por sa saktësisht varet nga biznesi yt.

LLOGARIA #0001 · LETRAT

  • Porositë në fletore26 orë
  • Rrogat me dorë1,5 orë
  • Faturat një nga një0,8 orë
  • Pyetje e thirrje13 orë
TOTALI41 orë në muaj

≈ 5,2 ditë pune në muaj

≈ €248 në muaj · €2.976 në vit

Dërgoje në WhatsApp

VLERËSIM I PËRAFËRT · JO OFERTË

SI PUNOJMË

Nga një bisedë te kalendari në ordinancë

  1. 01

    Vizita

    Shohim si caktohen takimet sot dhe ku humb më shumë koha.

  2. 02

    Kalendari dhe kujtesat

    Fillojmë me takimet dhe kujtesat, pjesën që ndihmon që në javën e parë.

  3. 03

    Lidhja me faqen

    Kërkesat nga faqja e internetit hyjnë direkt në kalendar. Nëse s'ke faqe, e ndërtojmë.

  4. 04

    Kartelat dhe pagesat

    Shtojmë kartelat e pacientëve, seancat dhe raportet, hap pas hapi.

PYETJE

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

A keni punuar më parë me ordinanca?

Po: faqen e Ordinanca Fizioterapia në Gjilan (ylberrexha.com), me formularin për kërkesë takimi, e kemi ndërtuar ne. Sistemin e brendshëm (kalendari, kartelat, kujtesat) e ndërtojmë për ordinancën tënde; demoja tregon si mund të duket.

Si i mbroni të dhënat e pacientëve?

Çdo person hyn me PIN dhe sheh vetëm atë që i duhet sipas rolit; çdo hyrje dhe ndryshim ruhet. Hollësitë e ruajtjes së të dhënave i bisedojmë dhe i rregullojmë sipas ordinancës tënde.

Si dërgohen kujtesat?

Në WhatsApp, zakonisht një ditë para takimit. Mund të shtojmë edhe SMS nëse të duhet.

A duhet të instaloj diçka?

Jo. Hapet në shfletues, në kompjuterin e recepsionit, në tablet ose në telefon.

Sa kushton?

Varet nga pjesët që të duhen. Pas bisedës të japim një ofertë të qartë, para se të fillojmë.

A e zëvendëson arkën fiskale?

Jo. Punon krahas arkës fiskale; kuponët fiskalë lëshohen nga arka.

KONTAKT

Gati ta mbyllësh fletoren e takimeve?

Na trego si caktohen takimet te ti sot. Të themi sinqerisht çfarë do të ndihmonte, dhe nga ku do të fillonim.

0 / 150 fjalë

Mesazhi hapet në WhatsApp ose email-in tënd. Nuk ruajmë asgjë në faqe.