SISTEM PËR RENT-A-CAR
Rent-a-car pa kontrata në letër dhe pa “kur kthehet?”
AutoRent mban flotën, kontratat, kthimet dhe klientët në një vend, në shqip, në telefon dhe kompjuter. E ndërtuam për bizneset e qirasë në Kosovë.
- Kontrata me numër serik, gati për printim
- Kthimi me foto si provë
- 30 ditë provë
- 01-123-ABE lëshuar
VW Golf 8
Kthehet sot · 18:00
- 01-456-CDE lirë
Škoda Octavia
€35 / ditë
- 02-789-EFE lëshuar
Toyota Yaris
Kthehet të premten
- 01-321-GHNë mirëmbajtje
Audi A4
Servis · gomat
Lësho një makinë të lirë ose prano kthimin e një tjetre
NJIHET KJO?
Ku humbet koha në një rent-a-car
- 01
Kontrata me dorë
Çdo kontratë shkruhet përsëri: emri, patenta, targa, datat. Gabimet dalin kur makina është larg.
- 02
Kush e ka makinën?
Cila është e lirë, cila kthehet sot, cila është në servis: gjithçka në kokë ose në fletore.
- 03
Dëmtimet pa provë
Gërvishtja gjendet në kthim, por askush s'e di a ishte aty kur u dha makina.
- 04
Afatet që harrohen
Regjistrimi, sigurimi dhe servisi skadojnë pa i vënë re askush.
- 05
Klienti që vonohet
Kthimi vonohet dhe numri i klientit është në një letër diku.
- 06
Sa fitove këtë muaj?
Qiratë, depozitat dhe të ardhurat llogariten në fund të muajit me kalkulator.
ÇFARË BËN AUTORENT
Gjithçka që i duhet një rent-a-car, në një vend
Një produkt i gatshëm për shumë biznese qiraje, secili me llogarinë, logon dhe të dhënat e veta.
Flota me status
E lirë, e lëshuar, në mirëmbajtje. Kërkon me targë ose model.
Lëshim i shpejtë
Klienti, datat, orët, depozita dhe kilometrat në fillim, në pak sekonda.
Kontrata me numër serik
Gati për printim me logon dhe të dhënat e biznesit tënd. Riprintim dhe korrigjim kur duhet.
Kthimi me foto
Gjendja e makinës (e pastër, gërvishtje, dëmtime) dhe foto, që të kesh provë. Për aksidente: data, vendi, raporti i policisë.
Klientët
Letërnjoftimi, patenta dhe afati i saj, dhe historiku i qirave për secilin.
Kalendari dhe kthimet
Kush kthehet sot, këtë javë dhe kush është me vonesë.
Kujtesa për afatet
Regjistrimi, sigurimi dhe servisi, para se të skadojnë.
Të ardhurat
Të ardhurat nga qiratë aktive, depozitat e mbajtura dhe tarifa mesatare ditore.
Mesazhe te klienti
WhatsApp ose Viber direkt nga sistemi, me një klik.
LLOGARITËSI
Sa kohë të hanë letrat çdo muaj?
Zgjidh llojin e biznesit, rregullo numrat sipas ditës tënde dhe shiko sa orë shkojnë te fletoret, rrogat dhe faturat.
Biznesi im
TOTALI49 orë në muajSi llogaritet
- 26 ditë pune në muaj, 8 orë në ditë
- 30 minuta në muaj për rrogën e çdo punëtori
- 10 minuta për çdo faturë
- 2 minuta për çdo pyetje ose thirrje
Kjo është koha që shkon sot te letrat, jo një premtim kursimi. Një sistem e shkurton shumë, por sa saktësisht varet nga biznesi yt.
LLOGARIA #0001 · LETRAT
- Porositë në fletore39 orë
- Rrogat me dorë1,5 orë
- Faturat një nga një1,7 orë
- Pyetje e thirrje6,9 orë
≈ 6,1 ditë pune në muaj
≈ €245 në muaj · €2.946 në vit
Dërgoje në WhatsAppVLERËSIM I PËRAFËRT · JO OFERTË
SI FILLON
Nga demo te qiraja e parë
- 01
Na shkruaj
Të tregojmë AutoRent live, në telefon ose në takim.
- 02
30 ditë provë
Llogaria hapet për biznesin tënd. Fut makinat dhe fillo të lëshosh qira.
- 03
Të ndihmojmë në fillim
Hedhim së bashku flotën dhe klientët e parë, dhe vendosim logon në kontrata.
- 04
Zgjedh planin
Pas provës zgjedh planin sipas numrit të makinave dhe përdoruesve.
PYETJE
Pyetjet që na bëjnë më shpesh
A duhet të instaloj diçka?
Jo. AutoRent hapet në shfletues, në telefon, tablet ose kompjuter.
A është në shqip?
Po: ekranet, kontratat dhe mesazhet te klientët janë në shqip.
A i printoj kontratat?
Po. Çdo kontratë ka numër serik dhe del gati për printim me të dhënat e biznesit tënd.
Sa kushton?
Ka plane sipas numrit të makinave dhe përdoruesve. Fillon me 30 ditë provë, dhe çmimin ta tregojmë në demo.
A lëshon kuponë fiskalë?
Jo. AutoRent menaxhon qiratë dhe kontratat; kuponët fiskalë lëshohen nga arka jote fiskale.
Po nëse më duhet diçka specifike?
Na trego. Përveç AutoRent, ndërtojmë edhe softuer me porosi për biznese.
KONTAKT
Gati t'i heqësh letrat nga qiraja?
Na shkruaj dhe të tregojmë AutoRent me makinat e tua. Pa detyrim.