SISTEM PËR RESTORANTE DHE KAFENE

Lokali pa letra porosish, pa gabime në llogari dhe pa “ka mbaruar kafja”

Ndërtojmë sistemin për restorantin ose kafenenë tënde, sipas mënyrës si punon stafi yt: tavolinat, kuzhina, stoku dhe mbyllja e ditës në një vend. Provoje demon me të dhëna shembull.

  • Porosia shkon nga tavolina direkt në kuzhinë
  • Llogaria e saktë për çdo tavolinë
  • Stoku dhe mbyllja e ditës pa kalkulator
Lokali · SotPROVOJE

Kliko një tavolinë: hap porosinë, jep llogarinë, paguaj

* Demo: si mund të duket sistemi për një lokal. Të dhëna shembull.

NJIHET KJO?

Ku humbet koha (dhe paraja) në një lokal

  • 01

    Porositë në letër

    Kamarieri shkruan, kuzhina lexon dorëshkrimin, dhe pjata e gabuar del në tavolinë.

  • 02

    Llogaria me mend

    Kush porositi çfarë në tavolinën 5? Llogaria del gabim dhe dikush paguan më pak ose më shumë.

  • 03

    Stoku që mbaron

    Kafja, qumështi ose brumi mbarojnë pikërisht kur lokali është plot.

  • 04

    Arka në mbrëmje

    Paratë nuk përputhen me shitjet, dhe askush s'e di ku humbi diferenca.

  • 05

    Turnet dhe rrogat

    Kush punoi cilin turn, sa orë, sa i takon: llogaritet me dorë çdo muaj.

  • 06

    Çfarë shitet vërtet?

    Pa shifra, menyja dhe çmimet ndryshohen me ndjenjë, jo me fakte.

ÇFARË MUND TË NDËRTOJMË

Pjesët që zakonisht i duhen një lokali

Çdo lokal punon ndryshe. Fillojmë me pjesët që të kursejnë më shumë kohë dhe shtojmë të tjerat kur të duhen.

  • Porosi nga tavolina

    Kamarieri porosit nga telefoni ose tableti, me menynë dhe çmimet përpara.

  • Ekrani i kuzhinës dhe barit

    Porositë shfaqen aty ku përgatiten, dhe shënohen “gati” me një prekje.

  • Llogaria për tavolinë

    E saktë dhe e ndarë sipas personave kur duhet, pa llogari me mend.

  • Menyja dhe çmimet

    Ndryshon një çmim në një vend dhe vlen kudo, menjëherë.

  • Stoku

    Sasitë dhe paralajmërim kur diçka po mbaron, para se të të zërë pa të.

  • Mbyllja e ditës

    Shitjet, arka dhe diferenca, çdo mbrëmje, në një ekran.

  • Stafi, turnet dhe rrogat

    Hyrje me PIN për secilin, turnet e punës dhe rroga e llogaritur.

  • Raporte

    Çfarë shitet më shumë, në cilat orë dhe ditë, dhe sa fiton çdo muaj.

  • Krahas arkës fiskale

    Sistemi punon krahas arkës fiskale; kuponët fiskalë lëshohen nga arka.

LLOGARITËSI

Sa kohë të hanë letrat çdo muaj?

Zgjidh llojin e biznesit, rregullo numrat sipas ditës tënde dhe shiko sa orë shkojnë te fletoret, rrogat dhe faturat.

Biznesi im

TOTALI75 orë në muaj
120
1 min
8
10
20
€3,5
Si llogaritet
  • 26 ditë pune në muaj, 8 orë në ditë
  • 30 minuta në muaj për rrogën e çdo punëtori
  • 10 minuta për çdo faturë
  • 2 minuta për çdo pyetje ose thirrje

Kjo është koha që shkon sot te letrat, jo një premtim kursimi. Një sistem e shkurton shumë, por sa saktësisht varet nga biznesi yt.

LLOGARIA #0001 · LETRAT

  • Porositë në fletore52 orë
  • Rrogat me dorë4 orë
  • Faturat një nga një1,7 orë
  • Pyetje e thirrje17,3 orë
TOTALI75 orë në muaj

≈ 9,4 ditë pune në muaj

≈ €263 në muaj · €3.150 në vit

Dërgoje në WhatsApp

VLERËSIM I PËRAFËRT · JO OFERTË

SI PUNOJMË

Nga një kafe me ne te sistemi në lokal

  1. 01

    Vizita

    Vijmë në lokal në orët e qeta dhe shohim si lëviz porosia nga tavolina te kuzhina.

  2. 02

    Versioni i parë

    Fillojmë me porositë dhe llogarinë, pjesën që prek çdo tavolinë.

  3. 03

    Një javë në punë

    Stafi e përdor në turne të vërteta. Ne rregullojmë atë që i ngadalëson.

  4. 04

    Shtojmë pjesët tjera

    Stoku, mbyllja e ditës, turnet dhe raportet, hap pas hapi.

PYETJE

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

A keni ndërtuar tashmë sistem për restorante?

Demoja më lart tregon si mund të duket. Sistemin e ndërtojmë për lokalin tënd, me të njëjtën qasje si sistemet që kemi në punë për bizneset tjera, si Pristine Laundry Care.

Çfarë pajisjesh duhen?

Telefonat ose tabletat që keni tashmë mjaftojnë; hapet në shfletues. Për kuzhinën mjafton një tablet ose ekran.

A e zëvendëson arkën fiskale?

Jo. Punon krahas arkës fiskale; kuponët fiskalë lëshohen nga arka.

A është i vështirë për kamarierët?

Jo. E bëjmë në shqip, me pak prekje për çdo porosi, dhe e provojmë me stafin para se të fillojë në punë.

Sa kushton?

Varet nga pjesët që të duhen. Pas vizitës të japim një ofertë të qartë, para se të fillojmë.

Po nëse kam më shumë se një lokal?

Mund ta ndërtojmë që të shohësh të gjitha lokalet në një vend, secili me stafin dhe stokun e vet.

KONTAKT

Gati t'i heqësh letrat nga lokali?

Na trego si punon lokali yt. Vijmë, shohim një turn, dhe të themi sinqerisht çfarë do të ndihmonte.

0 / 150 fjalë

Mesazhi hapet në WhatsApp ose email-in tënd. Nuk ruajmë asgjë në faqe.